Kronikë

EMRI/ Humbi jetën teksa ishte duke peshkuar, gjendet trupi i 22-vjeçarit

08:42 - 01.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli që u mbyt në lumin Mat.




I riu u mbyt pasditen e së mërkurës në afërsi të Urës së Zogut.

Mësohet se 22-vjeçari kishte shkuar në lumë për të peshkuar bashke me shokët e tij.

Sipas policisë, dyshohet aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Kërkimet për gjetjen e trupit të tij nisën mbrëmjen e djeshme (31 maj) nga palombarët dhe forcat RENEA të ardhura nga Tirana.

Dhe palombarët arritën të gjejnë trupin e pajetë të Valentin Nikollit mëngjesin e sotëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.