AKTUALITET

Tensionet në veri të Kosovës, ambasadori i SHBA takim me Kurtin: Ulja e tensioneve, urgjente!

16:59 - 01.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, ka thënë se është urgjencë ulja e tensioneve në veri.




Në një deklaratë para gazetarëve, ai u shpreh se sikutimi me kreun e qeverisë së Kosovës ishte produktiv.

Ai ka bërë me dije se ka përsëritur kërkesat që kryetarët e komunave në veri të ushtrojnë detyrat nga objekte tjera dhe jo nga objektet komunale si dhe që të tërhiqet policia nga objektet komunale.

Ambasadori amerikan ka thënë po ashtu se SHBA-ja kërkon implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Biseduam edhe për rëndësinë e lëvizjes para me zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shpreha shqetësimet e mia për situatën në veri. Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në arritjen e një situate më të mirë në veri”, ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.