AKTUALITET

Tensionet në Veriun e Kosovës/ Vuçiç publikon foto me Ramën: Diskutuam për gjetjen e një zgjidhje për situatën aktuale

11:38 - 01.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kulmin e trazirave në Veriun e Kosovës, i gjendur në forumin GLOBSEC 2023 në Bratislavë,  presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar disa foto në rrjetin social Instagram me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama.




Vuçiç, krahas kryeministrit shqiptar, postoi foto edhe liderët e tjerë të Ballkanit, ku shkruan se është e domosdoshme që të bëhet çdo përpjekje për të ruajtur stabilitetin në rajonin tonë.

Po ashtu ai thekson se diskutuan edhe për hapat e mëtejshëm për gjetjen e një zgjidhje rreth trazirave në Veriun e Kosovës.

Postimi i Vuçiç:

Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.