AKTUALITET

Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e PD-së vendos: Në 29 korrik mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike

07:34 - 07.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023.




Vendimi i Kryesisë së PD-së

PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 24,25,45, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH-së, duke vlerësuar situatën e vështirë që kemi kaluar, situatën aktuale të strukturave të partisë dhe vakancat e krijuara ne disa nivele duke filluar nga Kryetari i PDSH e deri në bazë, bazuar në kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve për nevojën emergjente për zhvillimin menjëherë të zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH si dhe riorganizmit të plotë të partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 6 Qershor 2023,

VENDOSI:

Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të antarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.

1-Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.

a-Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;

b-Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.

c-Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.

Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas  përcaktimeve të nenit 25.

2-Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:

a-Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;

b-Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;

c-Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;

d-Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

3-Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku qw nw bashkwpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarwsisw;

4-Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;

5-Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.