AKTUALITET

Publikohen rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën e huaj! 96 % kanë kaluar, ja sa nxënës janë vlerësuar me notën 10

16:35 - 10.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për  gjuhën e huaj.




maturantet

Ministrja Evis Kushi me anë të një postimi në Facebook thotë se “kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve”.

Kushi shprehet optimiste për rezultatet e para të maturantëve, ndërsa i uron të gjithëve suksese në provimet e radhës.

“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta.

Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde”, tha Kushi.

Linku i rezultateve:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.