AKTUALITET

Gabriel Escobar flet për mediat serbe, ua bën të qartë situatën për Kosovën

15:36 - 11.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimi Europian brenda vitit 2030. Kjo është ajo çfarë deklaroi i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore.




“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin një rol me vendimmarrës , në vitin 2030 të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin vende anëtare të Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me mundësi të jashtëzakonshme. Karakteristika përcaktuese e Ballkanit Perëndimor për momentin është rritja ekonomike dhe potenciali i lartë ekonomik. Rajoni ka potencialin për të qenë lider në IT, transport, energji, infrastrukturë, transport dhe madje edhe turizëm. Rajoni ka një fuqi punëtore të talentuar dhe relativisht të re”, tha ai.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi përgjatë intervistës se njerëzit në Ballkanin Perëndimor e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian, por shtoi se edhe liderët politikë duhet të tregojnë se duan të njëjtën gjë.

Escobar u shpreh përballë intervistuesit serb se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon të kontrollojë situatën në Veri të Kosovës dhe dha mesazhin se Kosova dhe qeveria e saj mbeten partnerë të Uashingtonit.

“Më duhet ta bëj të qartë. Albin Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë, por ai mbetet një partner. Kosova është partneri ynë. Në të ardhmen, ne duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën, t’i përmirësojmë e marrëdhëniet me Serbinë”, shtoi ai.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen në uljen e tensioneve dhe të rinisin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në marrëveshjen e arritur në Ohër.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.