Kosova

Anulimi i mbledhjes së përbashkët dhe draft-propozimi i Ramës, Vjosa Osmani: Po përgatitet nga institucionet e Kosovës

14:59 - 14.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekaruar se draft-propozimi për Asociacionin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për komunat me shumicë serbe nuk është ndarë me institucionet e vendit.




Megjithatë. ajo theksoi se drafti po përgatitet nga insitucionet e Kosovës.

“Ai draft është duke u përgatitur, po bëhet punë dhe është ai draft i cili do ta vendosë bazamentin e diskutimeve në Bruksel për sa i përket Asociacionit. Gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra, Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Chollet dhe Escobari. Kosova konsultohet me miq, dashamirë, ekspertë dhe në fund e propozon draftin e saj, ashtu siç i ka marrë obligimet në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe të përkrahur nga ShBA-ja”, tha Vjosa Osmani.

 

Sa i përket anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Vjosa Osmani refuzoi të komentoi duke thënë se kjo është çështje mes dy qeverive.

“Jam e bindur se Kosova e Shqipëria do të ulën bashkë, duhet të ulën bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende që janë fqinjë, por si dy motra. Është detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida”, tha Osmani, raporton Klan Kosova.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.