AKTUALITET

Edmond Panariti për situatën e tensionuar në veri të Kosovës: Ishte kurth! Konflikti në Mitrovicë, në rakordim me Rusinë

21:35 - 15.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti në një intervistë për emisionin “Log.” në Panorama TV e shikon konfliktin në veri të Kosovës si një kurth. Sipas tij, Aleksandër Vuçiç po përballet me protesta dhe për këtë i duhej një pol i nxehtë për të hequr vëmendjen nga situata në Serbi.




Panariti u shpreh se ajo që po ndodh në Mitorivicën e Veriut është bërë në rakordim me Rusinë. Ndërsa e shikon si një klonim të konfliktit Rusi Ukrainë.

“Për mua kjo ishte një kurth i cili u ngrit dhe funksionoi sipas lojës së damës me detyrim përcaktim. Nuk pritej që Kurti të reagonte ndryshe. Por gjerat janë më të ndërlikuara sesa një simetri reagimi nga ana e Kosovës në proporcion edhe me ndezjen e situatës nga Serbia.

E para i duhej një pol i nxehtë Vuçiçit për ta rindezur situatën në Mitrovicën e veriut, sepse brenda në Serbi ka protesta dhe është një kërcënim real për të. Përfitimi i dytë i Vuçiçit është se nuk ka më dialog.

Vuçiçi ndezi situatën në Mitrovicën e Veriut dhe unë besoj që e ka bërë në rakordim me Rusinë. Një javë përpara Vulin ishte në Moskë. Ai shkoi dhe në një vizitë zyrtare dhe pas një jave ndodhi kjo situatë e ndezur në Mitrovicën e Veriut që për mua është një klonim i konfliktit Rusi Ukrainë”, tha Panariti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.