BOTA

Ministri i Brendshëm i Kosovës për rrëmbimin e tre efektivëve të policisë: Serbia është vend jo demokratik

09:46 - 15.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zvelça ka folur për rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës një ditë më parë.




Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti ai deklaroi se nuk e dinë se ku po mbahen efektivët duke theksuar se Serbia është një vend jo demokratik që nuk brengoset për të drejtat e të burgosurve dhe as për familjarët e tyre.

“Po zhvillohen hetime mbi të gjitha faktet e gjetura në terren. Dëshmitë janë të mjaftueshme se ka qenë një operacion i mirë organizuar i njësive speciale. Në zonat kufitare cilido shtet mund të ndërmarrë hapa të tillë kundër shtetit tjetër. Nuk është diçka e paarritshme. Por për vendet demokratike janë të papranueshme. Nuk dimë ku po mbahen policët tanë, Serbia është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për të drejtat dhe liritë e të burgosurve, as për familjarët e tyre dhe as për fqinjësi të mirë. Këto situate janë duke u ndarë në vazhdimësi me partnerët tanë. Kishte edhe pjesëtarë të KFOR që hetonin rastin. Sa i takon terrenit të dhënat përputhen. Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion i dy njësive speciale në numër shumë të madh se sa ju keni parë.

Gatishmëria në radhët e policisë është rritur. Ekziston një vijë e gjatë që ndan dy shtetet. Ne po bëjmë maksimumin që e me kapacitetet që kemi të sigurojmë që vija kufitare është e paprekur. Përgjegjësia është mbi të gjitha e KFOR-it. Presim të dalin publikisht me qëndrimet e tyre lidhur me atë që ka ndodhur. Unë besoj se do të jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo sfide”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.