AKTUALITET

“Tensionet në Veri kanë kërcënuar Ballkanin”/ Nipi i Ibrahim Rugovës për Panorama TV: Presioni i ndërkombëtarëve ndaj Kosovës i padrejtë!

21:31 - 15.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i LDK, Naser Rugova i ftuar në emisionin ‘Log.’ për Panorama TV ka komentuar tensionet në Veriun e Kosovës, ku tha se këto të fundit kanë kërcënuar Ballkanin dhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë agravim të mëtejshëm të situatës.




Rugova tha se presioni i ndërkombëtarëve duhet të ishte ndaj dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm mbi qeverinë e Albin Kurtit, ku shtoi se Beogradi cenoi sovranitetin e Prishtinës duke rrëmbyer 3 policët në kufi.

“Kosova ka kaluar një periudhë të vështirë, fatkeqësisht faktori politik shqiptar në Kosovë nuk arritën të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të arrinin një konsensus në këtë gjendje. Situata në Veri është tensionuar që nga dorëheqja e kryetarëve dhe largimi i policëve, prokurorëve serbë. Kjo shkaktoi një vakum politik dhe të sigurisë. Kosova bëri përgatitjet dhe shpalli gjendjen për mbajtjen e zgjedhjeve, dhe në koordinim me ndërkombëtarët, presidentja Osmani shpalli për të dytën herë zgjedhje edhe pse kishte premtime serioze nga ana e partnerëve, serbët lokalë që dirigjohen nga regjimi i Vuçiç i bojkotuan. Morën pjesë vetëm 13 serbë, prandaj pas konfirmimit të zgjedhjeve kryetarët e sapozgjedhur u nisën drejt komunave.

Konflikti nisi kur Kurti nuk kishte bashkërenduar vendimet e tij me SHBA, pasuan vërejtjet e kritikat, po ai vazhdoi me qëndrimet e tij. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj, rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Duke ditur se ka 23 vite ka dhe pjesëtarë të xhandarmërisë në Veri, të cilët në protesta sulmuan ndaj KFOR dhe policinë. Të dy të deleguarit e BE, Escobar dhe Lajçak vizituan Serbinë dhe Kosovën, fatkeqësisht nuk u arrit konsensus mes palëve. Bashkësia ndërkombëtare doli me tre kërkesa pothuajse ultimatime dhe Kurti pas disa takimeve doli me një 5 pikësh i cili u refuzua nga Borrell që situata të tensionohej më shumë ishte shkelja e territorit duke rrëmbyer 3 policë të Kosovës”, tha ai.

Nëse 5 pikat e Kurtit u refuzuan sot Borrell tha se do ketë një takim për shtensionimin e situatës

“Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë tensione të paparashikueshme. Në pjesën veriore ka banda kriminale që kontrollohen nga Serbia, takimi i mundshëm Kurti-Vuçiç ka të bëjë me menaxhimin e një krize që situata mos të eskalojë. Kosova vendosi të bllokojë mallrat serbe, është një situatë e tensionuar dhe presioni është kthyer mbi Kurtin, e konsideroj se presioni duhet të shkojë në mënyrë propenciale, është e padrejtë që i gjithë fokusi të jetë te Kosova, duke përmendur dhe sanksione. Kurti të koordinohet me aleatin tonë SHBA dhe të bëhet një zgjedhje kompromisi me kusht që serbët mos bëjnë lojëra dhe të marrin pjesë në zgjedhje, të neutralizohen tensionet që kanë kërcënuar Ballkanin”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.