BOTA

Lihen në burg policët e rrëmbyer në Kosovë nga serbët

14:43 - 16.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata serbe ka lënë në burg 3 policët e rrëmbyer në Kosovë nga forcat serbe dy ditë më parë (16 qeshor).




Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Kralevë dha masën “arrest me burg”, pas kërkesës së prokurorit.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Tre policëve, B.S. R.Z. dhe M.SH., iu komunikua masa e paraburgimit, por nuk dihet kohëzgjatja e saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.