BLUETOOTH

Fotot/ Kush i “preu rrugën” Valbona Selimllarit, biseda e ish Miss-it në rrugë me dy djem! Ja si duket ajo në përditshmërinë e saj

13:30 - 18.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vitet kalojnë dhe koha duket se ka ndaluar për Valbona Selimllarin. Ish-miss Shqipëria në çdo dalje të saj është shfaqur gjithmonë në top formë dhe plot stil.




valbona selimllari8

Nuk ka rëndësi nëse është një dalje publike, apo një ditë e zakonshme në Tiranë, Valbona është gjithnjë në top formë dhe plot stil. Këtë herë, “showgirl”-i ka ardhur në disa foto në faqet tona, ku duket në një ditë të zakonshme teksa mbyll punët e saj.

Ashtu si shihet edhe në fotot e shkrepura, ajo ka zgjedhur të vishet me të zeza dhe pamjen e ka kombinuar me një pallto të gjatë në ngjyrë pana. Sa i përket pamjes së saj, gjithçka duket e freskët dhe plot sharm, ndonëse ish-misi është te të 50-at e saj. Si një nga imazhet më të bukura të televizioneve shqiptare, ajo transmeton të njëjtin sharm edhe në të përditshmen e saj.

valbona selimllari3

Pasi ka folur me një person që ka qenë pranë saj, shihet sesi një makinë, me dy djem ka ndaluar te këmbët e Valbonës dhe kanë qëndruar gjatë duke folur. Ndonëse është e pamundur t’i shquash nga larg, me gjasa mund të jenë djemtë e saj, që ajo ka preferuar t’i mbajë larg syrit të publikut për shumë vite me radhë.

valbona selimllari2

Valbona Selimllari ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy djemtë Kejn dhe Deni, si dhe një vajzë që e ka pagëzuar me emrin Vivien. Ishmisi ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private dhe një këtë e ka nënvizuar edhe vetë në intervista të ndryshme ku rrallëherë ka folur në lidhje me fëmijët e saj.

valbona selimllari1

Ajo ka dhënë së fundmi në një intervistë, ku foli edhe për fëmijët e saj. Valbona Selimllari u pyet nëse fëmijët e saj bëhen ndonjëherë xhelozë për të, dhe ndër të tjera tregoi se në fakt tre fëmijët e saj kanë komplekse dhe jo xhelozi, madje zbuloi se i kërkojnë që mos shkojë as në shkollën e tyre.

“Më thonë mos hajde në shkollë, do të thonë je çuni i Bonës. Shpeshherë kanë pasur siklet të thonë që jemi fëmijët e Valbonës. Nuk është xhelozi, s’e di kompleksin e tyre s’e kam kuptuar kurrë”, tha ajo në emisionin “Ndryshe”.

valbona selimllari

Valbona foli për periudhën kur është bërë nënë për herë të dytë. Ish-misi tregoi se ndihej në ankth se si do ia përkushtonte kohën të dyve por sipas saj, çdo gjë gjeti rrugën e duhur.

“Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thosha si do e duaj këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund. Frika që pata që dhe të ndaja dashurinë mes tyre ishte e kotë. Vajza është dashuri pastaj. Është shumë pas djemve, vajzat kanë një qasje tjetër ndaj prindërve, unë kam qenë shumë e barabartë me të tre”, u shpreh Valbona.

valbona selimllari7

Në daljet e saj të fundit, ish-misi ka zgjedhur të ndajë më shumë detaje nga jeta si nënë.

“Të rinjtë e sotëm që rriten me të gjitha kushtet shpesh herë harrojnë t’i vendosin pikat tek vlerat e duhura. Unë mundohem shumë që fëmijët e mi fillimisht të jenë njerëz të mirë. Unë mundohem të jem një shoqe e mirë, por e kuptojë që shumë herë nuk jam dhe aq e mirë. Jam një mami e rreptë dhe shpesh herë marr edhe të shara. Ata mërziten me mua më shajnë edhe u them: ‘Preferoj të më shani të më merrni inat të mos më doni, nëse s’doni të më doni, por dua që nesër të më falënderoni’. Se nëse ju lë të bëni qejf sot dhe nesër do më fajësoni mua e do më thoni: ‘ti na ke lënë ashtu’”, ka përfunduar Valbona.

valbona selimllari6

Por, në daljet publike, ajo ka folur shkarazi edhe për babain e fëmijëve të saj, të cilin prej shumë vitesh ka preferuar ta mbajë të fshehtë.

“Në përgjithësi ne nënat i kritikojmë më shumë fëmijët, ndërsa baballarët ua plotësojnë më shumë dëshirat. Në jo pak raste më thonë ti mami je kurnace, babi është më i mirë. Gjithsesi ata na duan të dyve, por ndonjëherë anojmë më shumë nga babi”, u shpreh Valbona, duke folur kështu për herë të parë për marrëdhënien e fëmijëve me babain e tyre.

valbona selimllari5


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.