LAJMI I FUNDIT

Aventura në Indi, Sadiku: Më bindën brenda javës, krenar që u bashkova me këtë ekip

21:07 - 25.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku zgjodhi të nisë një aventurë të re, në Indinë e largët. Sadiku firmosi për Mohun Bagan, një nga skuadrat më cilësorë të Indian Super League. Në fjalët e tij të para si lojtar i këtij ekipi, 32-vjeçari u shpreh i lumtur.




“Kur Mohun Bagan më kontaktoi, pashë në detaje kampionatin dhe më shtoi kuriozitetin. Sinqerisht, drejtuesit e këtij klubi më bindën brenda javës. Shpresoj që bashkë me shokët e ekipit të mbrojmë titullin. Jam krenar që të jem pjesë e një klubi 133 vjeçar.

“Sapo vërtetova gjetjet e mia, i njoftova menaxhmentit të klubit brenda një jave se kisha dëshirë të luaja në Indi. Mohun Bagan ka një trashëgimi të pasur shekullore në futbollin indian. Thjesht perspektiva për të veshur fanellën për këtë klub 133-vjeçar më emocionon si askush tjetër”, tha Sadiku. Kontrata e nënshkruar parashikohet të jetë e vlefshme për dy vite.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.