Kronikë

Shpërthimi i tritolit në banesën në Shkodër, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte!

14:11 - 29.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën 3-katëshe të shtetastit Agim Uraj, në lagjen 10 korriku në Shkodër.




 

52-vjeçari Agim Uraj është biznesmen pre vitesh në Shkodër dhë gjatë shpërthimit të lëndës plasëse, mësohet se familja Uraj ndodhej brenda banesës.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk kishte persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë biznesmeni Agim Uraj ka dhënë deklaratën e tij për policinë, ku sipas burimeve për Neës 24 bëhet me dije se ka thënë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që kanë vendosur tritolin dhe se nuk ka konflikte me asnjë person.

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës janë duke hetuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.