BLUETOOTH

“Ai kënaqej duke i bërë të tjerët të ndiheshin të pafuqishëm”/ Prokurorja e hekurt britanike vë me ‘shpatulla pas murit’ legjendën Kevin Spacey: Ai e kapi dhe e…

18:34 - 30.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çështja për Kevin Spacey ka marrë një tjetër drejtim, pasi ishte prokurorja Christine Agnew, e cila foli për një “ngacmues seksual” që “sulmon seksualisht burra të tjerë”.




Prokurorja britanike, duke folur para jurisë në Gjykatën e Kurorës Southwark të Londrës në fillim të gjyqit, tha se aktori fitues i Oskarit ishte “një njeri që kënaqej duke i bërë të tjerët të ndiheshin të pafuqishëm dhe të pakëndshëm, një ngacmues seksual”.

Kevin Spacey akuzohet në këtë gjyq për 12 vepra seksuale ndaj katër burrave. Konkretisht, ai përballet me tre akuza për sulm të pahijshëm, shtatë akuza për sulm seksual, një akuzë për detyrimin e një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim dhe një akuzë për detyrimin e një personi për të kryer aktivitet seksual depërtues pa pëlqim.

Megjithatë, ai i mohon të gjitha akuzat.

Pse ankohen për aktorin

Prokurorja përshkroi incidente në të cilat aktori dyshohet se sulmoi burra në të 20-at dhe 30-at e tyre në atë kohë. Një nga ankuesit pretendoi se “Spacey e kapi penisin e tij me një forcë të tillë që ishte e dhimbshme”. Një tjetër pretendon se e zuri gjumi ose i ra të fikët dhe u zgjua nga Spacey duke i bërë seks oral, duke mos u ndalur kur ai e pyeti.

Christine Agnew vlerësoi se Kevin Spacey mund të ketë marrë kënaqësi nga ky lloj i veçantë agresioni seksual.

Sipas CNN, akuzat lidhen me incidentet në Londër në vitet 2000 dhe fillim të viteve 2010. Gjatë asaj kohe, Kevin Spacey ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic të Londrës.

Gjyqi vazhdon.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.