LAJMI I FUNDIT

Ballkani i Ilir Dajës “piketon” ish-mesfushorin e Tiranës, bën gati 30 mijë euro për kartonin e 26-vjeçarit

20:57 - 03.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-mesfushori i Kukësit dhe Tiranës, Vesel Limaj, pritet të jetë goditja në merkato e Ballkanit të Ilir Dajës. Kampionët e Kosovës, duket se janë të gatshëm të paguajnë 30 mijë euro, për të siguruar kartonin e mesfushorit, i cili është pjesë e skuadrës së Hermanstadt që militon në elitën e futbollit rumun.




Limaj ka bërë karrierë edhe në Gjermani te Hamburg II, në Austri te FC Horn si dhe në Shqipëri te skuadrat si Bylis, Kukësi e Tirana.

Gjasat janë të mëdha që mesfushori 26-vjeçar, t’i bashkohet Ballkanit, për të kompletuar repartin.  Ballkani po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Champions League, ku do të ndeshet me bullgarët Ludogorets  që në turin e parë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.