AKTUALITET

Trazirat pas vrasjes së 17-vjeçarit, gazetarja shqiptare në Francë për Panorama TV: Bilanci është i rëndë, 10 mijë objekte publike janë djegur!

18:04 - 03.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja shqiptare në Francë, Amida Rica, është shprehur se bilanci i protestave pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia, është i rëndë.




Komentet Rica i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se deri më tani raportohet për 10 mijë objekte publike të djegura dhe shumë dëme të tjera.

Ai shtoi gjithashtu se të rinjtë e mobilizuar me lëndë plasëse kanë marrë kontrollin jo vetëm të zonave të tyre, por edhe të qendrave të qyteteve.

“Situata në Lion dhe në qytete të tjera situate vijon të jetë e trazuar. Këto janë protestat më të mëdha pas atyre të pensioneve dhe Zhidezhon. Kjo ka shkaktuar tronditjen e zyrtarëve të lartë. Vrasja e 17-vjeçarit po konsiderohet në mënyrë masive vetëm si një pretekst nga ana e qeveritarëve francezë, pasi nuk po flasin më për dhunën policore dhe solidarizimin me 17-vjeçarin. Por po u vihet zjarri komisariateve, është përhapur një dhunë e gjerë në publik. Është një dëshirë për të ushtruar dhunë dhe për të marrë kontrollin në Francë.

Bilanci është i rëndë, po ta krahasojmë me protestat e mëparshme. Deri më tani Ministria e Brendshme tha se 10 mijë objekte publike janë djekur, 1000 ndërtesa janë djegur, plaçkitur apo degraduar. Njerëzit janë future në masë nëpër qendra tregtare dhe po marrin objektet. Prandaj e theksova pak më parë se për këtë përshkallëzim të dhunës nuk kemi të bëjmë më me solidarizim për vrasjen e 17-vjeçarit. Sot kemi të bëjmë me një grup të rinjsh që po sfidojnë shtetin dhe po shkaktojnë terror te qytetarët. Është e rrezikshme që të marrësh transportin public për t’u kthyer në shtëpi pas pune.

Francezët kanë një shpirt rebel, sindikatat janë shumë prezente. Në rastin konkret dhuna policore dhe dëshira e qeverisë për t’i shtypur protestat në mënyrë të dhunshme pati shkaktuar pakënaqësi në popull. Pas vrasjes, qarkulloi video në mënyrë masive dhe populli u organizua në mënyrë të menjëhershme. I gjithë populli ju bashkua kësa proteste. Në datën 27 qershor i gjithë populli francez u mobilizua në mënyrë spontane dhe të gjithë dolën në rrugë dhe dënuan këtë dhunë policore. Të rinjtë e zonave prioritare dolën, janë minorenë të veshur në mënyrë të njëjtë dhe me lëndë plasëse kanë marrë kontrollin jo vetëm të zonave të tyre, por edhe të qendrave të qytetit”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.