LAJMI I FUNDIT

Zyrtare/ Kosova zgjedh trajnerin e ri në futboll! I ka drejtuar më herët Dardanët

15:23 - 04.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur t’ia besojë stolin e ekipin A trajnerit Primoz Gliha. Slloveni rikthehet në stolin e Dardanëve pas shkarkimit të Alain Giresse.




“Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit në Kosovë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave.Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024. Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards”, njofton FFK-ja.

Kujtojmë se Primoz Ghila ka ka drejtuar Kosovën në dy takime, duke marrë një humbje me Jordaninë (miqësore) dhe një barazim me Greqinë (1-1) më 14 nëntor 2021, për grupet e Botërorit, para se FFK t’ia besonte stolin Alain Giresse. 55-vjeçari në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Gorica, NS Mura, Koper, Sllovenia U-21 dhe Kosovën. Ndër emrat e përfolur për stolin e Kosovës ishte edhe legjenda e Ukrainës, Andry Shevchenko.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.