AKTUALITET

Testamenti i Berlusconit u jep para fëmijëve, partneres dhe këshilltarit politik mashtrues

18:19 - 06.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Testamenti i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi u zbulua të enjten, me pasurinë dhe interesat e biznesit të manjatit të ndjerë që iu shpërndanë familjes së tij.




Dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio, do të kenë aksione të barabarta me vlerë të përbashkët rreth 53 për qind në kompaninë mbajtëse të familjes Fininvest, sipas një raporti në televizionin italian ANSA. Të dy kanë mbajtur role ekzekutive në biznesin familjar që nga vitet 1990.

Berluskoni gjithashtu shpërbleu ish-këshilltarin e tij politik Marcello Dell’Utri me 30 milionë euro në testamentin e tij. Në vitin 2014, Dell’Utri u dënua nga Gjykata e Lartë italiane me shtatë vjet burg. Ai u shpall fajtor për mashtrim tatimor dhe bashkëpunim në komplot me mafian siciliane. Në kohën e vendimit, ai u largua nga Italia dhe u kap menjëherë nga Interpoli dhe autoritetet libaneze në një hotel luksoz në Bejrut.

Tre fëmijët e Berlusconit nga martesa e tij e dytë – Barbara, Eleonora dhe Luigi – marrin pjesë më të vogla se fëmijët – Marina dhe Pier Silvio – nga martesa e parë.

Partnerja 33-vjeçare e Berlusconit në kohën e vdekjes së tij, Marta Fascina, gjithashtu merr 100 milionë euro. Vëllai i tij Paolo merr të njëjtën shumë.

Berlusconi, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 86-vjeçare, shtoi një letër të shkruar me dorë për fëmijët e tij, duke thënë: “Faleminderit, shumë dashuri për të gjithë ju, babai juaj”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.