AKTUALITET

“Më kërcënuan duke thënë ‘po je burrë hajde te gurorja’”/ U dhunua brutalisht nga fisi Rraja, rrëfehet Jashar Maja: Do marr hak nuk ia fal, jemi 60 meshkuj

14:30 - 07.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ditën e djeshme ku pjesëtarë të fisit Raja kanë dhunuar brutalisht dy persona në Boriznë të Krujës, ku një prej të dhunuarve Jashar Maja deklaron se shkak për konfliktin është bërë denoncimi në polici për guroren në pronësi të fisit Rraja e cila po i dëmton banesat.




Jashar Maja ka treguar se i njeh personat që dhunuan atë dhe kushëririn e tij, dhe se këta të fundit i kanë kërcënuar me armë duke i thënë “po je burrë hajde prapë te gurorja”.

“Ne ishim në autostradë në rrugën fushë Krujë Thumanë, po pinim kafe me kushëririn tim Bilbili. Kemi thirrur edhe inxhinierin e firmës për kafe. Kemi bërë muhabet për të se si mund të gjejmë një rrugëzgjidhje për minat. Kjo gurore ka dëmtuar shtëpitë. Ka 4-5 muaj që operon në këtë zonë, janë dëmtuar të gjitha shtëpitë këtu, kemi bërë kallëzim në polici 3 apo 4 herë, por nuk janë marrë masa. Unë kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. Ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më thanë “po je burrë hajde prap te gurrorja”.

Pas dhunës së përjetuar ditën e djeshme, Jashari tha se nëse shteti nuk jep drejtësi atëherë ai do të marrë hak dhe do t’i përgjigjet personalisht konfliktit ku citoi “ Nëse shteti nuk bën drejtësi të më shpronësojë individualisht se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë time, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç, nuk ja fal sa të jem gjallë. Se më ka prish shtëpinë e s’i kisha borxh”, tha ai për Euronews.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.