Kronikë

VIDEO e sherrit/ Goditën me sende të forta dy pjesëtarë të fisit Maja, arrestohen 4 persona

13:29 - 07.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arrestuar 4 persona që dyshohet se dhunuan me grushte, shqelma e shkopa bejsbolli dy pjesëtarë të fisit Maja në një lokal pas një konflikti për një gurore në Krujë.




Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se në pranga kanë rënë Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja.

Dhuna fisi Rraja-Arma-goditja-borizane121

Përplasja mes dy fiseve:

Panorama TV ka siguruar pamjet të cilat tregojnë dhunën e kryer nga pjesëtarët e fisit Rraja, që kanë goditur brutalisht me shkopinj bejsbolli dy të plagosurit nga fisi Maja, pranë një lokali teksa këta të fundit ishin duke pirë kafe.

Në pamjet e siguruara shihen disa persona të cilët qëllojnë vazhdimisht me shkopa bejzbolli Jashar Majën dhe Bilbil Majën, madje njëri prej agresoreve ka në dorë dhe nje pistoletë.

Filmimet janë realizohet nga vetë agresoret, të cilet levizin si autokolonë dhe me pas me shkopa bejzbolli godasin pa mëshirë pjetarët e fisit Maja, konkretisht Jashar Majën dhe Bilbil Majën.

Dhuna fisi Rraja-Arma-goditja-borizane1211

Njëri prej të plagosurve i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet ndërsa në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vazhdojnë të ushtrojnë dhunë vazhdimisht.

Kujtojmë se motivi për sherrin e rëndë ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave, pasi anëtarët e fisit Maja kanë denoncuar në polici për që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa.

Dhuna fisi Rraja-Arma-goditja-borizane12111


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.