AKTUALITET

Ndërtimi i HEC-eve, banorët e Radomirës në protestë, kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të fshatit turistik

10:38 - 08.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e fshatit turistik të Radomirës në Dibër, janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në zonë.




Banorët kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të fshatit të Radomirës si dhe dëmtimin e tokës ku kërkohet që të ndërtohet linja marrëse e ujit. Ata u mblodhën së bashku për të treguar vendosmëri që s’do të lejojnë avancimin e punimeve të firmës, e cila pasi ka ndërtuar një hidrocentral në kufi me Kukësin, kërkon që ta shtrijë investimin drejt fshatit Radomirë për të ndërtuar edhe dy HEC-e të tjera. Banorët i kërkojnë qeverisë që të ndërhyjë dhe të mos lejojë shkatërrimin e fshatit turistik të Radomirës i cili vitet e fundit ka tërhequr mijëra turist, vendas e të huaj.

Banorët pretendojnë se firma po i kryen punimet në kundërshtim me ligjin pasi sipas tyre, ata nuk janë pyetur dhe nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike.

Fshati Radomirë në Dibër vitet e fundit ka njohur një zhvillim të agro-turizmit pasi janë ndërtuar disa bujtina si dhe gjendet rrëzë malit të Korabit, një destinacion ky shumë i preferuar i turizmit malorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.