AKTUALITET

Situata në Kosovë/ Ambasadori i SHBA flet pas takimit me Kurtin: Tensionet mes vendeve ndikojnë te investimet e huaja

20:53 - 10.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe me përfaqësues të bizneseve në vend.




Kurti theksoi rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, potencialin që ka Kosova dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me sektorin privat. Mirëpo në një reagim në Twitter, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ngritja e tensioneve ndikon keq në klimën e investimeve në Kosovë.

“Isha pjesëmarrës në një takim të rëndësishëm që kishte kryeministri Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë”, shkroi ai në Twitter.

Kurti nga ana tjetër u shpreh se në takim u diskutua për mundësitë dhe sfidat, në sektorin privat, me theks te financimi i zgjerimit të biznesit dhe fuqia punëtore, si dhe për mënyrat se si të tërhiqen edhe më shumë investime të huaja direkte në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.