Kryesore

Shqiptari ekzekuton me 3 plumba bashkatdhetarin e tij në afërsi të karburantit në Selanik! Çfarë ndodhi pasi pinë kafe në një lokal së bashku, u larguan makinat dhe… Detajet nga krimi

14:17 - 13.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 50-vjeçar shqiptar është vrarë me tre plumba nga një bashkatdhetar i tij në Selanik të Greqisë, mesditën e sotme.




 

Sipas mediat greke, dy shqiptarëve janë përplasur për mosmarrëveshje financiare. Ata mësohet se ishin miq dhe të njohur në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Autori dhe viktima ishin ulur së bashku në një kafene pranë vendit të krimit, kanë thënë dëshmitarët. Ata janë konfliktuar aty dhe më pas janë larguar nga kafeneja me makinat e tyre.

Dy shqiptarët kanë ndaluar në një pikë karburanti për të mbushur automjetet e tyre me karburant dhe kanë nisur të konfliktohen sërish.

“Njëri nga të dy doli nga automjeti i tij dhe qëlloi tjetrin me armë dhe u zhduk, para syve të tmerruar të kalimtarëve”, ka thënë për mediat greke një dëshmitar.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën Solonos, në zonën lindore të Selanikut.

Autoritetet greke raportojnë se ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por ndërkohë policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit, i cili është larguar menjëherë pasi kreu krimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.