AKTUALITET

U gjet i pajetë në garazhin e banesës, zbardhen detaje nga vdekja e 13 vjeçarit: Ishte me të atin kur…

17:21 - 19.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me vdekjen e 13 vjeçarit në Babrru, Tiranë ku ndryshe nga raportimi i policisë, gazetari i Panorama TV bën me dije se i mituri është gjetur jashtë makinës dhe jo brenda saj, në garazhin e banesës.




Gazetari Ervin Leka bën me dije se i mituri ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.

Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Panorama online

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.