AKTUALITET

Vrasja me armë zjarri e një personi në Lezhë, vjen reagimi i parë i Policisë

19:20 - 19.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, ku u vra me armë zjarri një person, Nikolin Marku (Lekstakaj).




Në njoftimin e saj, policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Reagimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.