AKTUALITET

Studentët e mjekësisë protestë para Parlamentit, thirrje në kor: Duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim!

09:50 - 20.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç paralajmëruan, studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e tyre para Parlamentit, ndërsa kundërshtojnë nismën e qeverisë për ligjin që i detyron ata që të punojnë deri në 5 vite në vend dhe më pas do të diplomohen.




Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë ‘Rama’.

“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim. Koston e mban veç prindi im. Mos u dehni nga marria, lini të vendosë drejtësia! Nuk kam borxhe për të larë, s’jam i ulët e as tradhtar. Nuk do të ngrihem për të ikur, por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.