Kronikë

Plagosja me armë pas një sherri për motive të dobëta, zbardhet identiteti ‘i shënjestrës’ dhe i autorit në arrati (EMRAT)

14:34 - 22.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Zbardhet identiteti i të riut të plagosur sot në Shijak.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se gjatë një konflikti për motive të dobëta Kledi Çyrbja ka plagosur me armë zjarri pistoletë 30-vjeçarin Saimir Bega, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 18-vjeçarin. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Ç., 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.