Kryesore

“Toka është në një territor të paeksploruar”- Shkencëtarët ngrenë alarmin për rritjen e temperaturave: Rastet e skenareve të këqija kanë nisur

11:04 - 22.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë e oqeanit dhe akullin në Antarktik kanë alarmuar disa shkencëtarë të cilët thonë se shpejtësia dhe koha e tyre është “e paprecedentë”.




Valët e rrezikshme të të nxehtit në Evropë mund të thyejnë rekorde të mëtutjeshme, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

 

Është e vështirë që këto ngjarje të ndërlidhen menjëherë me ndryshimet klimatike sepse moti – dhe oqeanet – janë shumë të ndërlikuara.

 

Studime po bëhen, por shkencëtarët tashmë frikësohen se disa prej skenarëve më të këqija kanë nisur, shkruan BBC.

 

“Unë nuk jam në dijeni të një periudhe të ngjashme kur të gjitha pjesët e sistemit klimatik ishin në territor rekord ose anormal,” thotë Thomas Smith, një gjeograf mjedisor në London School of Economics.

 

“Toka është në një territor të paeksploruar” tani për shkak të ngrohjes globale nga lëndët djegëse, si dhe nxehtësia nga El Nino i parë – një sistem moti natyror i ngrohjes – që nga viti 2018, ka thënë Paulo Ceppi, ligjërues i shkencës së klimës në Kolegjin Imperial të Londrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.