AKTUALITET

EMRI/ Shpërthim me eksploziv në portën e banesës së një 52-vjeçari, policia jep detajet e para

10:57 - 24.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.




 

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e shtetasit, Sokol Shpendi dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.