AKTUALITET

Akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO merr vendimin, burg përjetë për Redjan Rrajën

17:52 - 25.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën me akuzën se ka qenë një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi. SPAK kishte kërkuar burg përjetë për Rrajën, ndërsa u kërkuan edhe 35 vjet heqje lirie për të arrestuarin tjetër Arjol Halilaj, i cili sipas SPAK, ka patur vetëm rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.




Sipas akuzës, nipin e deputetit të PS-së e implikon ADN-ja e gjetur në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë. Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY EÇ, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si “bidon”, “benzin”, “autostradë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.