Kronikë

Situatë paniku në Sarandë/ Shpërthen në flakë kabulli elektrik, qytetarët e frikësuar largohen nga vendngjarja

13:30 - 25.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët e Sarandës janë përballur me një situatë të frikshme ditën e sotme, pasi telat e korrentit bënë masë dhe shpërthyen në flakë.




Sipas burimeve për “Panormama TV”, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një rrugë në qendër të qytetit, ku dhe kishte shumë lëvizje të automjeteve dhe këmbësorëve.

Zhurma e kërcitjes së telave në shtyllë që digjeshin ishte shumë e madhe dhe e frikshme, gjë e cila ka frikësuar qytetarët, të cilët janë larguar më shpejtësi nga vendngjarja.

Pas zjarrit që përfshiu telat e energjisë elektrike, ato janë shkëputur nga shtylla duke rrezikuar të binin në tokë.

Zjarrfikësja u ndodh menjëherë në vendngjarje, ndërsa është treguar e kujdesshme për të ndërhyrë deri në ulje të automatit për të mos rënë në kontakt me energjinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.