AKTUALITET

Urdhër-arrestet e SPAK/ Zbulohet skema, si ndërthuren lidhjet mes Ervis Martinajt, investitorit strategjik Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistrit

16:45 - 27.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me aksionin e SPAK, ku u lëshuan 15 urdhër-arreste për zyrtarë, biznesmenë, policë dhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.




Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur për News 24, mënyrën sesi lidhen këto figura me njëra-tjetrën.

Në ‘skemën’ e Lalës është i përfshirë edhe bosi i zhdukur i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili sipas saj, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Boriçit në vitin 2019, ngjarje e cila është hetuar nga prokurori Xhebahir Lita, i cili edhe e ka mbyllur çështjen.

“Nga mënyra se si ndërthuren personazhet është hetim interesant. Duket sikur në pamje të parë nuk kanë asnjë lidhje, por kur shikon hetimet e SPAK sheh që i lidh një sërë vrasjesh, atentate dhe veprimtari politike, si dhe politika. Kemi rastin e Pëllumb Gjokës. Sipas të dhënave duhet të theksoj se janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Në kërkim është shpallur Ervis Martinaj, i zhdukur që prej vitit të kaluar. Zyrtarisht Martinaj, nuk është shpallur si njeri i vdekur, por si i zhdukur. Ai dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Boriçit në vitin 2019. Në këtë ngjarje hetues dhe prokuror ka qenë Xhevahir Lita. Dyshohet se ka shpërdoruara detyrën pasi ka mbyllur këtë çështje. Martinaj dyshohet dhe për krijimin e sigurimit e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut. Musabelliu, ish-punonjës i Burgjeve, me herët pas një debati e ka qëlluar Pëllumb Gjokën në zonën e Pazarit të ri në kryeqytet. Duhet thënë se Elion Hato është krahu i djathtë i Martinajt dhe i njohur për botën e krimit. ndërkohë Ardit Hasanbegaj, dyshohet se ka krijuar kushtet për vrasjen e Brahim Licit dhe Genc Tafilit. ka kaq shumë mera të përfshirë. Një celular i gjendur diku ka zbuluar gjithë skemën.

Bistri akuzohet për disa vepra penale. Kjo është histori komplekse. Biznesmeni Pëllumb Gjoka është personazh i përfolur për disa çështje dhe për zaptime të tokave në Shengjin. Hetimi po mbahet top sekret. Biznesmeni është arrestuar në banesën e tij dhe nuk bërë rezistencë”, tha Lala.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.