Kronikë

EMRI/ Krim në familje në Maliq, burri vret bashkëshorten dhe e hedh në gropën e ujërave të zeza

21:17 - 29.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq.
Burime për gazetën shqiptare bëjnë me dije se shtetasi Gjergj Mullalli ka vrarë bashkëshorten e tij 46-vjeçaren Luiza Mullalli.

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në fshatin Zemblak.




Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci.

Sipas njoftimit zyrtarë të policisë mësohet  se burri pasi e ka vrarë bashkëshorten e tij, e ka hedhur atë në një gropë të ujërave të zeza.

Sakaq policia është vënë në ndjekje të autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.