AKTUALITET

Tentoi të korruptonte policin e Rrugores për t’i shpëtuar gjobës, vihet nën hetim 25-vjeçari në Sarandë

12:13 - 29.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 25-vjeçari është vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, i cili e ndaloi për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për t’i shpëtuar gjobës, i riu i ka ofruar para policit por ky i fundit nuk i ka pranuar.




Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, është konstatuar një drejtues automjeti që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar shoferin e mjetit tip “Mercedes Benz” dhe në momentin që i kanë komunikuar gjobën, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash, që të mos ndëshkohej për shkeljen e kryer.

Për pasojë punonjësit e policisë e kanë shoqëruar menjëherë në Komisariat, drejtuesin e automjetit, Xh. L., 25 vjeç, banues në Sarandë, i cili u la nën hetim në gjendje të lirë.

Policia Rrugore Sarandë apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve, si dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, për asnjë arsye, pasi do të përballen me ligjin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.