AKTUALITET

Ishte i nxehur/ Një burrë shtyn me forcë një të mitur dhe e “hedh” në raftet e një kioske – Shikoni videon

18:26 - 01.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një incident i dhunshëm zemërimi ka ndodhur jashtë një kioske në zonën e Katerinit, ku një burrë ka shtyrë me forcë një të mitur dhe e ka hedhur pas rafteve, ndërsa më pas i ka bërtitur duke bërë lëvizje nervore me duar.




Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës (30/7), pak metra larg stacionit të autobusit të qytetit dhe para syve të habitur të kalimtarëve. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së kompanisë dhe të publikuar nga protothema.gr, shihet momenti kur grupi prej pesë të miturve mbërrin jashtë kioskës dhe njëri prej tyre qëndron pranë burrit duke pritur – me gjasë – radhën për t’i shërbyer.

Pak sekonda më vonë i riu e shtyn me dhunë të miturin dhe e hedh në raftin e produkteve të kioskës, ndërsa i riu sapo bie përtokë i qëndron thuajse sipër dhe i bërtet i tërbuar.

Shikoni videon:

Njerëzit që ndodheshin aty pranë dhe shoqëria e të riut nxituan ta ngrinin nga toka, ndërsa personi që e sulmoi hipi në autobus dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve okularë të ngjarjes, ky burrë njihet nga disa video që janë postuar në internet ku shfaqet dhe ka mundësi që një nga të rinjtë që ndodheshin aty pranë e ka njohur dhe i është drejtuar në mënyrë nënçmuese. Vihet re se i mituri është shëndoshë e mirë dhe – deri më tani – nuk e ka denoncuar ngjarjen në Polici.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.