Kosova

14 prej tyre janë vajza/ Sherr me 17 të plagosur në një lokal në Kosovë, raportohet për një viktimë

09:13 - 05.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përplasje me armë brenda lokalit në Prishtinë. Raportohet për një viktimë dhe 17 të plagosur




Një person ka humbur jetën, ndërsa 17 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në një lokal në Prishtinë që degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e përleshjes së armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha për Telegrafin se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”, është shprehur Borovci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.