BOTA

Ish-gruaja e tij i dha fund beqarisë, Elon Musk habit rrjetin me komentin e tij për çiftin! Ja çfarë mesazhi i la dyshes në foton e publikuar bossi i ‘Twitter-it’

18:47 - 06.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bossi i ‘Twitter’-it Elon Musk ka reaguar në lidhje me lidhjen e re të ish-gruas të tij, Talulah Riley, 37 vjeç me të cilën ishte martuar jo vetëm një herë, por dy herë.




Lidhja e re e ish-partneres së tij me Thomas Brodie-Sangster ka sjellë dhe një reagim të Elon Musk pas postimit në ‘Twitter‘, pas divorcit të tyre në vitin 2016.

Talulah dhe Thomas janë fejuar dhe lajmin e kanë konfirmuar duke e shpërndarë në profilet e tyre në rrjetet sociale. Ylli i “The Queen’s Gambit” ndau një foto të tij dhe Riley ku shkroi: “I lumtur të njoftoj se unë dhe Talulah jemi fejuar. Dashuria është rreth X”.

Talulah, nga ana tjetër përdori Tëitter-in, platformën e ish-bashkëshortit të saj për të ndarë lajmin e lumtur. “Shumë e lumtur të ndaj që pas dy vitesh lidhje, Thomas Brodie-Sangster dhe unë jemi fejuar!” ka shkruar ajo.

Postimi nuk ka kaluar pa u vënë re nga Elon Musk, i cili komentoi “Urime”, e ndjekur nga një emoji me zemër të kuqe.

Ky veprim i Musk ka bërë që nga ana tjetër të ketë dhe reagime të shumta në rrjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.