LAJMI I FUNDIT

Ju mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, ja dieta që ju shton jetëgjatësinë! Ekspertët rendisin ushqimet që ulin rrezikun e vdekjes me 25%

16:55 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të pasurit të një diete të qëndrueshme do t’ju bëjë të jetoni shëndetshëm dhe më jetëgjatë, sipas një studimi të ri.




 Ekspertët kanë zbuluar se personat që ndjekin një dietë të qëndrueshme mund të reduktojnë me 25% rrezikun e vdekjes, ku hulumtimet nga Shoqata Amerikane për Ushqyerjen NUTRITION 2023 në Boston nxorën përfundimet se ushqimet që ju mbrojnë më së shumti janë drithërat, frutat, perimet pa niseshte, arrat, vajrat e pangopur dhe të tjera.

Ndër të tjera, ekspertët kanë renditur dhe ushqimet që janë të dëmshme dhe ndikojnë negativisht në organizëm, siç janë vezët, mishi i kuq dhe i përpunuar e të tjera.

Për të krijuar Indeksin e Dietës së Shëndetit Planetar (PHDI) , studiuesit shqyrtuan provat e disponueshme mbi marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme ushqimore dhe kushteve shëndetësore. Më pas ata aplikuan indeksin për të analizuar rezultatet në më shumë se 100,000 pjesëmarrës të dy studimeve të mëdha të kryera në SHBA. Grupi i të dhënave përfshinte më shumë se 47,000 vdekje gjatë një periudhe pasuese prej më shumë se 30 vjetësh (1986-2018).

Përfundimi i arritur ishte se njerëzit me dietën e pasur ushqimore përballeshin me një rrezik 25% më të ulët të vdekjes nga çdo shkak. Në mënyrë të veçantë, rezultatet më të larta PHDI u shoqëruan me një rrezik 15% më të ulët të vdekjes nga kanceri ose sëmundjet kardiovaskulare, një rrezik 20% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet neurodegjenerative dhe një rrezik 50% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e frymëmarrjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.