AKTUALITET

Këshilltarja e Kurtit: U ndalova mbi një orë nga policia serbe në kufi

15:26 - 07.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është ndaluar nga policia serbe për mbi një orë në vendkalimin kufitar Muçibabë.




Sinani, me anë të postimi në Facebookka deklaruar se nuk ka marrë asnjë sqarim për arsyen e ndalimit ndërsa ka theksuar se ky rast do të jetë shtyje më e madhe për të folur me zë të lartë për diskriminim shtetëror serb ndaj shqiptarëve.

Derisa ka njoftuar për rastin, Sinani ka shkruar se “kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Postimi i Sinanit në Facebook:

Sot, rreth orës 10:00 në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë, jam ndaluar nga policia kufitare serbe për mbi një orë.Arsyetimi i vetëm që mu dha nga policët kufitarë të Serbisë “Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”.Asnjë sqarim shtesë për arsyen, apo se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin.Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jet mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Ky rast, sigurisht do të jetë vetëm shtytje edhe më e madhe për të folur me zë edhe më të lartë për diskriminimin shtetërorë serb ndaj shqiptarëve.E ndalimi nga policia në kufi, është vetëm njëra ndër to, e që është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politik të udhëheqësve aktual të Serbisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.