AKTUALITET

Iu prezantua të rinjëve si polic dhe i vrau/ Ekzekutimi i dy shqiptarëve në një kafene në Shkup, arrestohet pas 5 muajsh autori 31-vjeçar!

20:32 - 08.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Kalanë e Shkupit në mars të këtij viti është vënë në pranga në Shkup. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin të cilët u ekzekutuan me mbrëmjen e 7 marsit në një lokal gjatë natës në Shkup. Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë edhe kamerieri.




Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se 31-vjeçari i cili dyshohet të ketë qenë autori i ngjarjes u kap në zonën e Gazi Babës.

Dy shqiptarët mbetën të vrarë pas një “bastisje” gjatë mbrëmjes së 6 marsit 2023 në Shkup. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Isenin, të cilët ishin të dy të ulur brenda një bar kafeneje rreth orës 20:15.

Mediat aso kohe raportuan se autorët, u prezantuan si policë dhe u thanë se po bënin kontrolle në një bar kafene me dy të rinjtë.

Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët hapën zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë. Pas ngjarjes, autorët dogjën makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.