Kronikë

E rëndë/ Vritet një person në lokal, plagosen 3 të tjerë

10:18 - 10.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Kosovë, ku u vra 1 person dhe 3 të tjerë janë plagosur.




Më saktësisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”, njoftoi policia e Kosovës.

Viktima, 39 vjeçari me iniciale N. L., ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona e plagosur janë dërguar në QKUK.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.