Kronikë

EMRAT/ Përplasi me fadromë pushuesin në liqenin e Pogradecit, arrestohet drejtuesi i mjetit! Në pranga edhe përgjegjësi i firmës së pastrimit

12:07 - 10.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Pogradec ku mbeti i plagosur pushuesi në Pogradec, i cili u godit nga fadroma është arrestuar drejtuesi i mjetit.




Mësohet se në pranga ka rënë, shtetasi Denis Piperi 31 vjeç (punonjës i firmës së pastrimit) i cili goditi pushuesin, A.K., 53-vjeç.

Sakaq është arrestuar edhe përgjegjësi i firmës Gentjan Dervishi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Goditi me fadromë, gjatë punës për pastrimin e bregut të liqenit, një pushues, i cili si pasojë u dëmtua rëndë, vihet në pranga drejtuesi i këtij mjeti. Në pranga dhe përgjegjësi i firmës së pastrimit, mbi dyshime për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë ditën e djeshme, për një shtetas të aksidentuar nga një fadromë, në plazhin e Pogradecit, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 31 vjeç (punonjës i një firme pastrimi), banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në plazhin e liqenit, me një mjet teknologjik (fadromë), me të cilin ky shtetas po pastronte mbetjet në bregun e liqenit, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), banues në Tiranë, i cili u dëmtua rëndë dhe për këtë shkak, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, nga hetimet për këtë rast, u vu në pranga shtetasi G. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.