Kronikë

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Që të zbardhet afera, Alqi Bllako ose Etleva Kondi të merren si të penduar të drejtësisë

13:00 - 10.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se kusht për zbardhjen e aferës së inceneratorit të sekuestruar të Tiranës është që ish-deputeti Alqi Bllako ose Etleva Kondi të merren si të penduar të drejtësisë.




“Që ky problem të zbardhet deri në fund deklaroj se një kusht i tillë mund të bëhet nëse Bllako ose Etleva Kondi merren si të penduar të drejtësisë”, tha ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat.

Pjesë nga deklarata e Sali Berishës:

Erion Veliaj ka mobilizuar këto kohë të gjitha potencialet e tij mafioze dhe të tjera dhe kërkon me çdo kusht të paraqitet ose si viktimë, ose së paku si myshteri i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Në këtë kuadër, burime të ndryshme shpehen se ai po bën presion të madh edhe në sistemin e drejtësisë.

Dua të theksoj se këto qëndrime përmbëjnë vepër të re të veçantë penale për të cilat do bëhet përgjegjës gjer më 1, krahas përgjegjësive të rënda ligjore dhe penale që mban si njeriu më kryesor i djegësit të Tiranës.

Të pretendosh se je viktimë, apo më së paku myshteri i ustallarëve Zoto dhe Mërtiri, do të thotë të tallesh, jo vetëm me veten tënde, por me drejtësinë dhe mbarë publikun shqiptar.

Është Erion Veliaj padroni i djegësit të Tiranës, i cili për të çelë dyert e aferës së vjedhjes së shekullit ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve nga strategji depozitim-seleksionim-riciklim dhe zgjerim i landfillit, në djegie me koncesion me inceneratorin e Tiranës.

Askush, as Klodian Zoto, as Mirel Rama, pra Edi Rama nuk mund të vendoste dhe ti diktonte një vendim të tillë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pa shkelje të rëndë të kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Erion Veliaj, duhet të them këtu se, përveç përmbysjes së strategjisë ka pasur rol kryesor të dhënies me koncesion privat, të djegieve të mbetjeve të Tiranës, gjë që ndryshonte në mënyrë substanciale nga Fieri dhe Elbasani të cilat ishin prokurorime publike të objekteve me çelësa në dorës.

Erion Veliaj është arkitekti i djegësit prej 128 mln euro, i cili duhet të ndërtohej i tëri me paratë e koncensionarit, por që më vonë u kalua se do të ndërtohej me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe në 30 vite do ti paguanin kompanisë së Erion Velisë, djegësit të Tiranës nga 680 milionë, në 750 milionë euro.

Janë përfaqësuesit e Erion Veliajt në komisionin e dhënies së koncesioneve që kanë luajtur rol përcaktues në dhënien e bonusit prej 8 pikësh, sipas porosisë së Erion Velaijt, 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte kund mbi dhe, përveç se në kokën e Erion Veliajt.
Është Edi Rama, Agaçi, Erion Veliaj pra autorët e bonusit famëzi të një ndërmarrje që nuk ekzistonte. Është Erion Veliaj që me 5 shkresa radhazi, ka insistuar përmes Alqi Bllakos pranë Ministrisë së Financave për leverdisshmërinë e ndërtimit të djegësit të Tiranës, apo djegësit Veliaj.

4 herë me radhë kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Financave. Herën e 5-të është pranuar, por pasi Erion Velaij ka paraqitur një vendim të falsifikuar në emër të të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës, se ato do të mbulojnë me shpenzimet e tyre, djegësin e Tiranës.

Ai është padroni i djegësit të Tiranës, që ka marrë përsipër në emër të Këshillit Bashkiak dhe ka firmosur në emër të tij se Bashkia e Tiranës do paguante.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.