EKONOMI

A duhet të bëhet euro monedhë zyrtare në Shqipëri? Profesori i Financave përgjigjet në Panorama TV: Situata ku jemi do të kalojë, por…

17:28 - 11.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profesori i Financave, Evarist Stoja i ftuar në studion e lajmeve në Panorama TV komentoi situatën e zhvlerësimit të euros në vendin tonë, që sipas tij masat të cilat po ndërmerren tani efektin do ta japin pas një viti e gjysmë.




I pyetur nëse është momenti që Shqipëria të bëjë euron si monedhe zyrtare, Stoja u shpreh se ‘euro është bërë gjysmë monedhe zyrtare.’

Sipas tij, ‘adoptimi i euros në mënyrë të njëanshme nënkupton jo vetëm mungesë të kontrollit tek euro, por edhe të influencës mbi politikat monetare të eurozonës – pasi sipas tij- Shqipëria nuk do jetë anëtare me të drejta të plota që të dërgojë një përfaqësues tek selia e bankës qendrore”.

“Ta adoptosh monedhën në mënyrë unilaterale do kujdes të madh, sepse nuk ke jo kontroll, por asnjë influencë.

Unë besoj se kjo situatë ku jemi do të kalojë. Por në një moment mund të ndodhë që në një stabilitet me euron të arrihet dhe leku të dobësohet pak.

Çfarë do ndodhtë sikur Shqipëria larg qoftë të përjetonte një krizë si ajo të Greqisë? Sikur Shqipëria të adoptonte euron në mënyrë të njëanshme unë kësaj përgjigje nuk i jap dot përgjigje.

Nga ana tjetër nëse e mban lekun, ky lloj skenari që unë shtrova, kjo mund të tejkalohet me zhvlerësimin e monedhës.

Duhet trajtuar me kujdes, është interesante por një përgjigje serioze do të paktën mbi një vit për t’u dhënë”, u shpreh profesori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.