Kryesore

Rikthehet i nxehti afrikan/ Parashikimi i motit për sot, 12 gusht 2023

08:26 - 12.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fundjavë parashikohet mbizotërim i kushteve të qëndrueshme atmosferike.




Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, ditën e dielë pritet të ketë reshje të dobta shiu, që do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit.

Ndërkohë valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Parashikimi i motit nga SHMU:

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

Ditën e Diel reshje të dobta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

366509085_700159442108774_1336051447875870113_n

366731108_700159438775441_8761277458946858963_n


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.