AKTUALITET

Vazhdohet paraburgimi në Hagë për Thaçin dhe Veselin!

18:07 - 17.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefja për informim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep, tha se trupi gjykues ka urdhëruar të mërkurën vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.




Trupi Gjykues deklaroi se ekziston një rrezik i mjaftueshëm që Thaçi dhe Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera.

Ata gjithashtu thane se komunikimet mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anën të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

“Më 16 gusht, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera. Trupi Gjykues konstatoi se komunikimet mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anën të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, deklaroi Griep në informimin e rregullt javor të gjykatës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020, ku më 3 prill gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krimet e pretenduara të luftës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.