Kronikë

Pëson shkëndijë elektrike në bateri gjatë ecjes, merr flakë makina në ByPass-in e Vlorës! Ja gjendja e shoferit

22:15 - 26.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Vlorë.




Mësohet se automjeti në pronësinë e shtetasit me iniciale S.N., ka marrë flakë në ecje si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri.
Fatmirësisht shoferi nuk ka marrë lëndim.

 

 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti  në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë. Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.