BLUETOOTH

“Më e madhja dhe më e ndritshmja e këtij viti”- Sonte do të shfaqet “Hëna blu”

10:09 - 30.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pritet që në orët e para të së enjtes rreth orës (3:35), do të shfaqet Hëna e plotë e njohur ndryshe si -Hëna blu.




Thuhet se kjo do të jetë hëna më e plotë dhe më e ndritshmja e vitit.

Kur themi termin Super-Hënë i referohemi  një hëne të plotë kur ajo  gjendet në pikën më të afërt të Tokës teksa përshkon orbitën e saj.

Në orët e para të së enjtes hëna do të arrijë në këtë pikë që njihet ndryshe si pika perigje.

Ndonëse, quhet si Super-Hëna blu, në të vërtetë nuk ka të bëjë lidhur me ngjyrën, por është thjesht etiketa që i jepet një Hëne të dytë të plotë në një muaj kalendarik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.