Kristi tregoi se vajza që ia ka marrë zemrën është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera tipike shqiptare.




“U takuam në një ekspozitë dhe më bëri shumë përshtypje se nuk kishte lidhje me vajzat tipike shqiptare. Në fillim bëri sikur nuk më njihte, ishte shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu. Filluam folëm për art, bëmë foto që orën e parë. Pastaj u takuam pas një jave dhe folëm prapë për art. Kur themi folëm për art, nënkupton shumë gjëra të bukura, full çdo gjë”,- tha ai në “Ftesë në 5”, duke lënë të kuptohet për intimitet mes dyshes. Kristi pohoi se ka afirmimin e plotë të Robertit për këtë marrëdhënie, ndërsa nuk ngurroi të tregonte se dashuria mund ta çojë edhe në Angli, aty ku studion e dashura e tij e re.